Trajneri Ernest Gjoka ka nisur tashmë punën në stolin e Vllaznisë, ku zëvendëson Armando Cungun. Para pak minutash ai ka thënë edhe fjalët e para si trajner i Vllaznisë, duke theksuar fillimisht se skuadra duhet të kapërcejë situatën ku ndodhet dhe më pas do të shihet objektivi.



