
Mario Mitaj do të jetë pjesë e ekipit të parë të Shqipërisë, për ndeshjet e muajit shtator. Trajneri Edy Reja ka vendosur të marrë në ekipin e parë, talentin që po shkëlqen me skuadrën e AEK në Greqi.
Alternativat e pakta në krahët e mbrojtjes dhe forma e mirë e 18-vjeçarit, ka bërë që Reja t’i dërgojë ftesë për grumbullimin që Shqipëria do të bëjë në fund të muajit gusht, ku do të përgatiten për ndeshjet e muajit shtator, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Dëmtimet e Veselit dhe Lenjanit, kanë lënë boshllëk të madh në Kombëtaren shqiptare dhe do të jetë Mitaj ai që do të përpiqet të mbulojë pozicionet e krahut të mbrojtjes.
Kujtojmë se në shtator, Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.



