Sfidë gjigandësh për Youssouf Fofana

Sfidë gjigandësh për Youssouf Fofana

Sezoni impresionues në rradhët e Monacos, e ka shëndërruar në objektivin e ekipeve të elitës Youssouf Fofanan.

Mesfushori, sipas ‘ Calciomercatos ‘ pretendohet nga Manchester United, Paris St Germain dhe Juventusi, kartoni i të cilit momentalisht vlerësohet me 30 milionë euro.

Kjo shifër është lehtësisht e përballueshme nga ekipet e sipërpërmendura por mendohet se s’do të jetë aq e lehtë që ta largojnë nga ‘’ Luigji i Dytë ‘’, pavarësisht se shquhen si mjaft potentë në aspektin ekonomik.

Shkëlqimi tek Strasbourgu i dha mundësinë 24 vjeçarit ti ngjisë shkallët në karrierë dhe tek monegaskët po rikonfirmon vlerat e padiskutueshme që mbart.

Që nga kalimi tek Monaco në merkaton dimërore të 2020-tës dhe deri më tani, Youssouf Fofana numëron 17 gola në 152 sfida, për të cilin merkatoja e verës do të jetë përcaktuese në lidhje me hapin a rradhës në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy