Real Madridi, dorëhiqet nga Julian Alvarezi

Real Madridi, dorëhiqet nga Julian Alvarezi

Refuzimi i ofertës prej 150 milionë euro nga drejtuesit e Atletico Madridit për Julian Alvarezin i kanë detyruar ato të Real Madridit të dorëhiqen. 

Natyrisht që vlera e kartonit të sulmuesit ka shënuar një rritje të konsiderueshme në sajë të paraqitjeve bindëse me ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

Edhe Barcelona është një kandidat potencial për golashënuesin, për të cilin Enrique Cerezo ka përcaktuar një klauzolë prej 500 milionë eurosh. 

Sigurisht me këtë hap të bërë e kanë blinduar përfundimisht ishi-n e River Plates, i konsideruar nga ‘’ Los Cules ‘’ si zëvëndësuesi i Robert Lewandowskit. 

Si tek ‘’ Qytetarët ‘’ ashtu edhe tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ Julian Alvarez e ka demostruar potencialin, pa anashkaluar edhe paraqitjet tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’. 

Kontrata i përfundon në qershorin e 2030-tës por besohet se do të vijojë të jetë nën urdhërat e Diego Simeones.

 Sipas ‘ Transfermarkt ‘, aktualisht kordobezi kushton 100 milionë euro, i cili si çdo element tjeteë është i fokusuar tek Botërori. 

Do të jetë një periudhë përcaktuese për të ardhmen e tij, gjatë të cilit bardhekaltërit do të kërkojnë të mbrojnë trofeun e fituar në Katar 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy