
E ardhmja e Robert Lewandowskit në ‘’ Camp Nou ‘’ vijon në dyshim dhe gjatë kësaj merkatoje janari drejtuesit e Barcelonës po i bëjnë me shumë kujdes llogaritë.
Polaku sigurisht ndër vite ka patur një rëndësi të veçantë në metrat e fundit për të cilin është menduar zëvëndësuesi.
Bëhet fjalë për Julian Alvarez, një komponent i cili po bën mirë në rradhët e Atletico Madridit.
Prej kohësh kampioni në fuqi i botës me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ pretendohet nga ‘’ Los Cules ‘’ por rezistenca e krerëve të ‘’ Los Colchoneros ‘’ e ka penguar për tu larguar nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Për ishi-n e River Plates presidenti Joan Laporta është i gatshëm të japë maksimumin duke patur parasysh se spanjollëve i duhet domosdoshmërisht një qendërsulmues për vijimësinë.
Në sezonin aktual golashënuesi nga Calchin i Kordobas numëron 11 gola dhe 5 asiste në 24 sfida, shumë i rrezikshëm për çdo rival.



