Ronaldo rikthehet në Spanjë, braziliani pranë blerjes së Valladolidit

Ronaldo rikthehet në Spanjë, braziliani pranë blerjes së Valladolidit

Fenomeni brazilian Ronaldo duket se do i rikthehet sërish futbollit, por këtë herë jo më në fushën e lojës, por si sipërmarrës. Sipas “O’Globo”, 41-vjeçari është gati të investojë për blerjen e një klubi.

Në rastin më konkret bëhet fjalë për Valladolid, që në fundjavën e ardhshme do të luajë për një vend në “play off” për ngjitjen në La Liga.

Në Brazil thonë se bisedimet janë në një fazë të avancuar, dhe ky operacion mund të konkretizohet për shifrën e 30 milionë eurove. Edhe gazeta spanjolle "AS" ka konfirmuar në parim se ka një akord mes “fenomenit” dhe Carlos Suarez, aksionerit aktual që ka shumicën e aksioneve tek Valladolid.

Në janarin e kaluar, Ronaldo konfirmoi se donte të merrte pronësinë e një klubi në Spanjë ose Angli dhe ditët e kaluara është folur për Getafe dhe Tenerife, por tani mësohet se Valladolid do të jetë eksperimenti i tij i parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy