Real Madridi interesohet për Tielemans

Real Madridi interesohet për Tielemans

  Me Toni Krossin drejt fundit të kontratës , ekzaktësisht në 30 qershorin e 2023-shit, Real Madridi ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e gjermanit.

Transferimi nga ‘’ Allianz Arena ‘’ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në merkaton e 2014-tës jo vetëm që u konsiderua shumë i bujshëm por e shëndërroi mesfushorin në një ndër më të mirët e historisë së ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe natyrisht për drejtuesit e tyre është një përgjegjësi shumë e madhe gjetja e zëvëndësuesit ideal.

 Youri Tielemans është bërë pjesë e projektit ambicioz i cili ka si kryefjalë vetëm fitimin e titujve dhe me Ancelottin në pankinë , spanjollët kanë treguar se çfarë janë të aftë të bëjnë.

Italiani i ka shkelur prej kohësh syrin edhe talentit anglez të Borussia Dortmundit Jude Bellingham për të shtuar cilësinë në mesfushë .

Avantazhi i Real Madridit në këtë histori është se edhe në pak kohë belgut do ti duhet të marrë një vendim për të ardhmen dhe sipas informacioneve të fundit nuk do ta zgjasë atë me ‘’ The Foxes ‘’ sepse si duket tundimi për të veshur bluzën e ‘’ Los Merengues ‘’ është shumë i madh , ekip që të ofron gjithçka për të vijuar me sukseset.

Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm , ishi i Monacos do të jetë një lojtar i lirë dhe i mbetet në dorë kryeqytetasve për ta bindur që të bëhet pjesë e një ekipi kampionësh, i gatshëm për të mposhtur çdo rival në kompeticionet pjesëmarrëse .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy