Kosova ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve, pas shortit të hedhur ditën e sotme në Nyon të Zvicrës.
Shorti ka vendosur Kosovën në Ligën C në një grup me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesin e Qipro-Estoni.
Një grup jo i lehtë për “dardanët”, që do të kërkojnë të bëjnë mirë në këtë kompeticion. Vlen të përmendet se Kosova ishte me Greqinë edhe në grup për eliminatoret e Botërorit dhe duket se ky kundërshtar nuk i ndahet “dardanëve”.



