Barcelona ose Paris opsioni i vetëm për Messin

Barcelona ose Paris opsioni i vetëm për Messin

Fituesi i 6 Topave të Artë Lionel Messi akoma nuk ka mundur të zgjidhë në mënyrë definitive të ardhmen e tij . Dyshimi konstant në lidhje me rinovimin e kontratës me Barcelonën konsiderohet një çështje problematike nga direktiva e ‘’ Los Cules ‘’ sepse i krijon automatikisht idenë se mund ta humbin në një të ardhme të afërt . Kjo teori lidhet me interesin e Paris St Germain , Inter dhe Manchester City për të përfituar shërbimet e asit argjentinas që po shijon vitet e fundit në karrierën e tij brilante. Megjithatë orët e fundit kanë patur zhvillime të rëndësishme tek ‘’ Los Citiziens ‘’ sepse traineri i famshëm Pep Guardiola i ka dhënë më tepër prioritet nënshkrimit me një sulmues qendre duke hequr dorë nga lufta për ish nxënësin e tij . Ky hap i hedhur nga spanjolli ia hap rrugën Paris St Germain për të tentuar këtë transferim bombastik gjatë merkatos se verës edhe pse në plan të parë duket shumë i komplikuar për tu realizuar . Rikontruksioni i menduar nga Joan Laporta me rikthimin në presidencën e katalanasve përfshin çështjen e rinovimit me ‘’ La Pulgan ‘’ si është një ndër prioritetet e Barcelonës sepse do të rezultonte një shtysë e vyer për rikthimin në kohët e arta pavarësisht se tashmë Lionel Messi mban 33 vite mbi supe . Karriera e zhvilluar me kuq e blutë i ka dhënë mundësinë për ti thyer të gjitha parashikimet në botën e futbollit sepse është shëndërruar në një ndër lojtarët më të mirë të historisë , për mos të thënë më i miri . Këto fakte janë mëse të mjaftueshme dhe të japin për të kuptuar se në rastin se Barcelona nuk arrin të gjejë një gjuhë të përbashkët me sulmuesin nga Rosario do të ishte një gabim fatal sepse do të përshëndeteshin përfundimisht me lojtarin më të mirë në historinë e klubit. Ky sezon vazhdon me ritmet e të kaluarve për nxënësin e preferuar të Ronald Koeman sepse në 37 takime ka gjetur në 29 raste rrugën e rrjetës , dhe ka asistuar në 13 të tjerë për shokët e tij , statistika që perceptohen si një uri e jashtëzakonshme për sukses nga Lionel Messi dhe mbeten një fakt tepër tërheqës dhe motivues për të ardhmen e dëshiruar .
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy