
Pavarësisht rinovimit deri në 30 qershorin e 2025-sës me Liverpoolin, interesi i Al-Ittihad mund ta ndryshojë të ardhmen e Mohamed Salah. Arabët i kanë ofruar anglezëve 60 milionë euro dhe egjiptianit një kontratë për dy vite, nga e cila do të përfitonte në total 180 milionë euro, përfshirë bonuset .
Një ofertë e tillë konsiderohet bombastike dhe ndoshta mund ti vërë pikën eksperiencës së ishi-t të Romës në ‘’ Anfield Road ‘’. Me ‘’ The Redsat ‘’ , Mohamed Salah numëron gjashtë sezone , 305 sfida, 186 gola dhe 79 asiste, statistika të cilat e kanë shëndërruar në një ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e tyre.
Nëse do ti japë lamtumirën Liverpoolit , sigurisht do të ishte një goditje për këtë skuadër dhe trainerin Jurgen Klopp duke patur parasysh se në fundjavë fillon Premier League dhe natyrisht me gjermanin në stol do të tentojë përsëri rikthimin tek suksesi.



