
Serxhio Ramos ka folur ditën e sotme në koferencën e lamtumirës pasi vendosi të largohet nga Real Madridi. Kapiteni shkëputet nga madrilenët pas 16 vitesh aktivizim, teksa gjatë konferencës e kishte të pamundur t’i mbante lotët.
“Do të kthehem këtu një ditë, jam e sigurt që kjo do të ndodhë. Falenderoj Realin e Madridit, gjithmonë do të jeni në zemrën time”, u shpreh Ramos.
Klubi dhe lojtari kishin kohë që tentonin rinovimin e kontratës por nuk arritën në një marrëveshje.
35-vjeçari nuk u grumbullua as me kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Europian.



