Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij u mposht minimalisht ndaj Partizanit.
Martini deklaroi se është i zhgënjyer me rezultatin, jo me lojën. Ai tha se nuk i del inati me zëvendësimet, që nuk dhanë freskinë që pritej, por loja ra më shumë.
Jam i zhgënjyer me rezultatin, jo me lojën. Në pjesën e parë kishim mundësi të shënonim me penallti, ndërsa të kuqtë nuk gjuajtën asnjëherë në fushë. Jam i zhgënjyer nga zëvendësimet. Më dhemb si humbje. Jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë. Pikët dhembin më shumë.
Duhet ta kuptojnë lojtarët që të mendojnë formacionin. Të gjithë duan të luajnë. Kemi ndryshuar modul loje. Janë disa lojtarë që me një modul tjetër, do ishin në formacion. Disa nuk e kanë përgjegjësinë e duhur, se po luajnë për Teutën. Nuk më del inati me zëvendësimet. Duhet të na jepnin freski dhe loja jonë ra.
Pikët janë ato që duhen në këto momente. Loja nuk të jep asgjë në fund të ndeshjes. Ajo që më bën të jem optimist, është se të mërkurën kemi ndeshjen e radhës dhe të luajmë si dot.



