Arsenali zyrtarizon Gabriel Jesus

Arsenali zyrtarizon Gabriel Jesus

Më në fund Arsenali ka dalë i fituar në lidhje me Gabriel Jesus .

Braziliani i është bashkuar ‘’ Topchinjve ‘’  të cilët kanë derdhur në arkat e Manchester City-t 50 milionë euro.

Sulmi sigurisht mbetet një ndër repartet më të dobëta të londinezëve me të cilët 25 vjeçari ka firmosur deri në 30 qershorin e 2026-tës .

 Pas eksperiencës tek ‘’ Citiziens ‘’ traineri i ‘’ The Gunners “ , Mikel Arteta e konsideron një vlerë të shtuar tek Arsenali, ekip që prej shumë vitesh vuan për fitimin e titujve dhe sezoni vijues  konsiderohet një tjetër provë me qëllimin e thyerjes së akullit dhe rifitimit të vlerave të dikurshme. 

Gjithsesi ishi i Palmeirasit ka arritur të shënojë 95 gola në 236 sfida përgjatë 6 sezoneve me kampionët në fuqi të Premier Leagues dhe me siguri mund të thuhet se është shëndërruar në një ndër investimet më të bujshme të kryeqytetasve në vigjilie të sezonit të ri.

 Arsenalit si mbetet gjë tjetër veçse të shtrëngojë dhëmbët pasi ripërfshirja ndër më të mirët e Anglisë dhe Europës, e shoqëruar me fitimin e titujve është një detyrë shumë e vështirë pasi konkurrenca sa vjen edhe ashpërsohet por eksperienca sigurisht do të ketë një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Arsenalit .

Me largimin e Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazettes në fundin e sezonit, ndërhyrja në merkato konsiderohet një domosdoshmëri dhe drejtuesit e britanikëve duhet të tregohen tejet të kujdesshëm sepse gabimet mund ti kushtojnë shtrenjtë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy