Napoli firmos me Ndombele

Napoli firmos me Ndombele

  Napoli ka arritur një tjetër sukses në merkato. Bardhekaltërit kanë firmosur me Tanguy Ndombele i cili ka mbërritur në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ me formulën e huazimit.

Lajmi është publikuar nga Fabrizio Romano dhe 25 vjeçari do të tregojë vlerat tek ‘’ Il Partenopei ‘’ .  

Italianët e kanë fituar garën kundër Villarealit për ishi-n e Tottenham Hotspurit i cili do të provohet në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të kontinentit të vjetër me një ekip i cili prej shumë vitesh vuan për fitimin e trofeve .

‘’ Azurrët ‘’ vijojnë të jenë tejet të përqëndruar në merkato dhe kanë në listë edhe  Gio Simeonen me  Keylor Navasin dhe për arritjen e këtij objektivi po mendojnë shitjen e Fabian Ruiz, për të cilin kanë treguar interes Real Madridi dhe Barcelona.

25 vjeçari do ti bashkohet një ekipi që përgjithësisht është pjesmarrës në Champions League, turneu më i rëndësishëm europian për klube .

Ditën e hënë të besuarit e Luciano Spalletit do ta nisin garën në Serinë A në transfertën e Veronës , me objektivin për të shkaktuar një risi në Itali pas shumë vitesh pritje .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy