Ndeshja hapëse me Kukësin, Shehi: Të sillemi si kampionë, e ardhmja e Seferit nuk është vendosur

Ndeshja hapëse me Kukësin, Shehi: Të sillemi si kampionë, e ardhmja e Seferit nuk është vendosur

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur para mediave, në prag të ndeshjes hapëse që skuadra e tij do të luajë të premten ndaj Kukësit. Tekniku bardheblu, deklaroi se skuadra e tij duhet të sillet si kampione në fushë.

Shehi zbuloi gjithashtu edhe mungesat e skuadrës së tij, për ndeshjen e parë të kampionatit.

Kjo është ndeshja e parë e kampionatit dhe shorti na ka rezervuar një rival direkt. Është një ndeshje që gjithmonë e hapin kampionët dhe të shkojmë të luajmë si kampionët në fuqi.

Limaj ende vuan dëmtimin e kupave të Europës. Seferi ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore, por të paktën ka minimumi 5 ditë që stërvitet me skuadrën. Ditën e djeshme na erdhi një sulmues i ri që donim ta kishim në skuadër.

Kampionati është një maratonë e gjatë dhe deri në përfundim të këtij edicioni janë 36 ndeshje, ne të besojmë në atë gjë që duhet të bëjmë. Të sillemi si kampionë dhe kjo duhet të fillojë që nesër që të kemi vazhdimësinë për objektivat madhorë. Në gjithë karrierën time që merrem me futboll, kampionatin e vjetshëm të Tiranës shumë pak skuadra mund ta kenë bërë, ku është dominuar nga java e 5-të deri në javën e fundit.

E kaluara e mirë e vitit të kaluar do të jetë barometri i këtij sezoni. Kampionati dhe skuadrat janë të ndryshme nga viti në vit edhe ne jemi të ndryshëm nga vjet sepse kemi ndryshuar minimalisht 40% të skuadrës. Por nëse do ta kemi barometrin sezonin e kaluar atëherë do të gabojmë sa i përket pikëve dhe ecurisë së kampionatit. Situatat e këqija duhet t’i minimizojmë.

I pyetur për të ardhmen e Seferit, Shehi tha se do të jetë ndaj Kukësit, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas.

Me datë 31 gusht është dita kur mbyllet merkato. Edhe ne kemi lojtarë cilësor brenda në skuadër që nga momenti në moment edhe mund të largohen. Seferin e kemi këtu, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas të premtes.

Skuadrat që kanë qenë në Europë kanë ndryshuar trajner siç kanë qenë Partizani edhe Laçi edhe kur vjen trajner i ri duhet të shohësh lojtarët, rreshtimet sesi kryejnë. Nuk kemi një ide të qartë për këto skuadra që kanë qenë në Europë edhe për këto ekipe të tjera si Kukësi, që nuk kemi shumë informacion sepse gjithë fazën e kanë kryer jashtë shtetit, të cilët kanë ndryshuar shumë lojtarë. Rivalët tanë do të jenë të përhershmit, por të mos harrojmë edhe Egnatian sepse kanë shpenzuar shumë duke marrë lojtarë cilësorë. Mendoj pas fazës së parë, çdo skuadër do të tregojë potencialin edhe objektivin që kanë për atë që shfaqen në fushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy