Nuk ndodh shpesh që në gjysmëfinalen e Champions League, të shohësh derbin e Milanos, mes Interit dhe Milanit. Të dyja ekipet ëndërrojnë finalen e madhe dhe më pas trofeun.
Në lidhje me këtë, ka folur edhe ish-drejtori sportiv, Walter Sabatini, i cili është i bindur se njëra nga skuadrat e Milanos do të fitojë trofeun e madh në fund.
Euroderbi do të jetë një tragjedi sepse cilado skuadër që të eliminohet, do të duhet të paguajë një faturë të padurueshme, por këto tragjedi janë e bukura e futbollit.
Interi ose Milani do të fitojnë Championsin dhe nuk kam dyshime. Është një arritje e jashtëzakonshme e futbollit tonë. Jam një admirues i Serisë A dhe mendoj se është liga më kompetitive dhe me trajnerët më të mirë.



