
Java e 35-të e Superiores, është planifikuar të luhet në mesjavë, me pesë ndeshje që do të zhvillohen të mërkurën në orën 16:00.
Në ekranin e MCN TV, do të transmetohet klasikja e futbollit shqiptar, mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Paralelisht, në MCN 24, do të transmetohet ndeshja mes Dinamo City dhe Egnatias, aty ku dy ekipet duan me çdo kusht fitoren.
Tre sfidat e tjera, Skënderbeu-Laçi, Kukësi-Partizani dhe Erzeni-Teuta, do të transmetohen në platformën “Tring”.



