Milani është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato vere. Kuqezinjtë zyrtarizuan këtë të enjte afrimin e radhës në sulm. Bëhet fjalë për sulmuesin Samuel Chukwueze. Nigeriani vjen nga skuadra e Villarreal, aty ku kishte edhe shpërthimin e tij, ku tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha. 24-vjeçari i kushtoi arkave të Milanit 28 milionë euro, ndërsa ka firmosur kontratën për pesë sezone.



