Skuadra e Cagliari, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Walter Mazzarri. Humbja e fundit me Hellas Verona, ka rezultuar fatale për teknikun 60-vjeçar.
Cagliari rrezikon seriozisht rënien në Serie B, pasi mban vendin e 17 me 28 pikë, vetëm 3 pikë më shumë se Salernitana dhe Genoa.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me Mazzarin dhe drejtimi i skuadrës deri në fund të sezonit do i besohet Alessandro Agostini, i cili ka drejtuar të rinjtë e Cagliari. Zyrtarzimi për këto lëvizje, pritet të vijë në orët e ardhshme.



