
Paraqitjet shumë të mira të Jules Koundes po i garantojnë pretendentë cilësorë me kalimin e kohës.
Francezi është tashmë një lojtar stabël në 11-shen e Xavi Hernandez, për të cilin sipas ‘ Hitc Football ‘, disa agjentë të Chelseat ishin prezentë në sfidën e 1/8-tave të Champions Leagues ndërmjet Napolit dhe Barcelonës.
Megjithatë, ishi i Sevillas i ka bërë llogaritë paraprakisht dhe ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ për arsye se ndihet mirë në ekipin e trainerit spanjoll.
Edhe në të kaluarën drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e pretenduan me insistim 25 vjeçarin por ‘’ Los Cules ‘’ në fund dolën fitimtarë dhe e transferuan në Katalunjë në verën e 2022-shit.
Asokohe, pavarësisht ofertës së bujshme të kryeqytetasve, ish fituesit e La Ligas e fituan garën por siç ndodh rëndomtë në çdo periudhë transferimesh, ekipet tentojnë përsëri për arritjen e objektivave.
Mbrojtësi në sezonin aktual ka kontribuar me 2 gola në 39 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet dhe Chelsea do ta ketë shumë të vështirë ta largojë nga kuq e blutë.



