Milani përgatit ofertën për Cesc Fabregas

Milani përgatit ofertën për Cesc Fabregas

Milani po bën gati një ofertë për mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.

Sipas "Corriere dello Sport", Rossonerët janë të vendosur për të nënshkruar me spanjollin.

Nuk është hera e parë që ai pëlqehet nga Milani, por tash ka elemente që e bëjnë këtë transferim edhe më të mundshëm.

Futbollisti 31-vjeçar nuk është më i pëlqyeri te Chelsea dhe ai mund të largohet si agjent i lirë në fund të sezonit dhe Blutë janë të interesuar të përfitojnë prej tij në janar.

Maurizio Sarri nuk e pëlqen lojtarin dhe paraqitja e vetme e tij ishte në Superkupë ndaj Manchester Cityt.

Kontrata e 31-vjeçarit përfundon në qershorin e ardhshëm dhe "Blutë e Londrës" nuk besohet se do i bëjnë  një rishikim kontratës së tij në "Stamford Brigde".

Për Fabregas do të ishte një përvojë e re në Serie A për karrierën e tij, i cili luajti vetëm për Barcelonën dhe Arsenalin përpara se të transferohej te Chelsea në vitin 2014.

Momentalisht Fabregas po vuan nga një dëmtim në gju, dëmtim që nuk e ka lejuar të debutojë ende në Premier League gjatë këtij sezoni. Me fanellën e Chelsea, Fabregas ka luajtur 133 takime duke shënuar 15 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy