
Ditën e sotme, mediat italiane dhe ato botërore, kanë raportuar se agjenti i njohur i futbollit, Mino Raiola është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë në mushkëri.
Megjithatë, duke se menaxheri italian, nuk ka vdekur, por po lufton me jetën dhe është në gjendje të rëndë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë mjeku i Raiolës, Alberto Zangrillo, i cili u shpreh se është i indinjuar nga ata që spekulojnë për jetën e menaxherit.
Ai po lufton me jetën. Jam i indinjuar nga ata që spekulojnë për jetën e tij. Jam i indinjuar gjithashtu nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu.
Edhe krahu i djathtë i Raiolës, José Fortes Rodriguez, shkurtimisht tha se ai është në gjendje të rëndë, por ende gjallë dhe në luftë me jetën.



