Tirana do të përballet me Egnatian në kampionat në fundjavë, në një ndeshje ku bardheblutë do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
Në letër kryeqytetasit shihen si favoritë absolutë, por nuk përjashtohen edhe surprizat. Në këtë sfidë, Tirana duhet të bëjë edhe pa një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.
Taulant Seferi do të jetë mungesa e madhe për trajnerin Shehi, në sfidën ndaj Egnatias. Sulmuesi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe për këtë arsye është i pezulluar këtë javë.



