
Higuain tërhiqet nga futbolli, shpërthen në lot në ndeshjen e fundit (VIDEO)
Gonzalo Higuain luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij si futbollist. Argjentinasi luajti sfidën e fundit me Inter Miami, në humbjen 3-0 ndaj New York City.
Lojtari e kishte njoftuar prej javësh që kjo do të ishte ndeshja e fundit, ndërsa tashmë është tërhequr nga futbolli i luajtur.
Pas përfundimit të takimit, 34-vjeçari e kishte të pamundur t’i mbante lotët, ndërsa u ul në fushë.
Gonzalo Higuain ka mbajtur veshur fanellat e River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan, Chelsea dhe së fundmi Inter Miami.



