Java e pestë rezervon sfida interesante në Kategorinë e Parë, spikat Lushnja-Flamurtari

Java e pestë rezervon sfida interesante në Kategorinë e Parë, spikat Lushnja-Flamurtari

Do të luhen ditën e sotme, gjashtë ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e pestë në këtë kampionat, aty ku nuk mungojnë përballjet interesante.

Vëmendja më e madhe do të jetë te sfida mes Lushnjës dhe Flamurtarit në 12:30, dy skuadra që e kanë nisur kampionatin me objektiva madhorë këtë sezon.

Vlonjatët vijnë të avantazhuar në këtë përballje, duke parë edhe formën e mirë që po kalojnë, ndërsa krejt e kundërta ndodh te lagunarët, që kanë vuajtur deri tani.

Në orën 15:00, do të luhen katër takime: Turbina-Luzi, Besa-Korabi, Tërbuni-Apolonia dhe Oriku-Tomori.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme, do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Burrelit në orën 17:00, aty ku korçarët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të treguar vazhdimësi.

Kategoria e Parë/ Java 5

Lushnja – Flamurtari 12:30

Besa – Korabi 15:00

Oriku – Tomori 15:00

Tërbuni – Apolonia 15:00

Turbina – Luzi 15:00

Skënderbeu – Burreli 17:00

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy