
Shqipëria U-21 është mposhtur në transfertë nga Sllovenia U-21 me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023.
Ndonëse e nisën shumë mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e dytë, kuqezinjtë nuk ia dolën të kalojnë dot në avantazh. Ishte Ernest Muçi ai që gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e gjuajtur topin jashtë.
Atë që nuk e bëri Shqipëria, e bëri kundërshtari, që shënoi dy herë, me Bosilj në minutën e 8-të dhe me Matko në minutën e 24-t. Kuqezinjtë tentuan të reagonin në pjesën e dytë, por nuk arritën dot të shënonin. Në minutën e 75 ishte përsëri Bosilj që përfitoi nga një top i mbetur në zonë, për të shënuar të tretin për sllovenët.
Kështu Shqipëria mbetet në vendin e tretë me 9 pikë, 1 më pak se Anglia dhe 3 më pak se Çekia.



