
Mbrojtësi Matthijs de Light ka rezultuar në çdo merkato një ndër të preferuarit nga drejtuesit për të përforcuar prapavijën e Barcelonës.
Me kalimin nga Ajaxi tek Juventusi në verën e 2018- tës shkaktoi shumë entuaziazëm tek torinezët por aktualiteti flet ndryshe për hollandezin sepse nuk ndihet komod në ‘’ Allianz Stadium ‘’.
22 vjeçari është larg eksperiencës së mrekullueshme në Eredivisie dhe agjenti Mino Raiola ka filluar të lëvizë gurët për ta transferuar tek një skuadër ku klienti i tij do të gjente qetësinë e kërkuar.
Barcelona prej shumë sezonesh vijon të insistojë për Matthijs de Light por klauzola e kontratës sigurisht është e pamundur për arkat e ‘’ Los Cules ‘’ sepse arrin 125 milionë eurot. Spanjollëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të negociojnë për largimin e qëndërmbrojtësit nga Torino për arsye se nuk ka mundur të adaptohet në skemat e Massimiliano Allegrit dhe zvarritjet po e dëmtojnë imazhin e gjigandit të prapavijës .
Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2024-tës , drejtuesit e ‘’ Los Blaugranas ‘’ po mendojnë formulat të cilat mund ti shërbejnë për ta larguar nga ish rekordmenët e Italisë tek të cilët çuditërisht ka lënë për të dëshiruar .
Për Xavi Hernandezin është shumë e rëndësishme që të zgjidhë problematikat e mbrojtjes, repart ku Barcelona duhet të jetë shumë solide dhe gjatë verës duhet ti përqëndrojë forcat tek transferimi i Matthijs de Light në ‘’ Camp Nou ‘’ pasi është një lojtar që mund të ndihmojë në arritjen e objektivave .



