
Kategoria e Parë, do të luajë javën e 20-të në fundjavë, me ndeshjet që janë ndarë në tri ditë.
Katër ndeshje do të luhen ditën e shtunë në orën 13:30, ku spikat Korabi-Vora dhe Bylis-Apolonia.
Interesante janë edhe dy sfidat e tjera, Tomori-Elbasani dhe Flamurtari-Burreli.
Ditën e diel do të luhet Kastrioti-Lushnja, ndërsa mbyllet java me ndeshjen Luzi-Besa, që do të luhet ditën e hënë në orën 13:30.



