Tentativat e fundit të Chelseat në merkato

Tentativat e fundit të Chelseat në merkato

Pavarësisht se kanë  bërë një investim të fuqishëm në merkaton verore si përshembull me blerjen  e Romelu Lukakut për 115 milionë euro , Chelsea kërkon të bëjë provën e fundit  për të kompletuar organikën .  Thomas Tuchel  vazhdon të jetë i fokusuar tek dy elementë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në skuadrat e tyre respektive si Jules Kounde dhe Saul Niguez .

 Manjati Roman Abramovich ka përgatitur  80 milionë euro për francezin  ndërsa për mesfushorin e Atleticos ‘’ Blutë e Londrës ‘’ po mendojnë formulën e huazimit për një sezon  për të analizuar adaptimin  në skemat e trainerit gjerman .

Britanikëve do ti duhet një sforco e madhe për të rikonfirmuar dominimin edhe gjatë këtij sezoni sidomos në Uefa Champions League  pa harruar as Premier Leaguen , kampionat ku do të luftojnë ashpër  me  kampionin në fuqi  Manchester City-n me objektivin  që ta ulin nga froni.   Investimet e fuqishme të Roman Abramovich me kërkesën e ishi-t të Dortmundit mund të konsiderohen  plotësisht të justifikueshme për arsye të suksesit të arritur  por do të kenë një detyrë të vështirë për të mbajtur ritmin e sezonit të kaluar sepse kundërshtarët direktë  janë përforcuar ndjeshëm në këtë merkato verore . 

Pavarësisht se i mbeten edhe pak ditë për të arritur qëllimin , milionat e presidentit rus dhe sidomos fakti i të qënit kampion në fuqi i turneut më prestigjoz në kontinentin e vjetër mund të shërbejnë si motiv për  Jules Kounde dhe Saul Niguez për të vendosur fillimin e një eksperience të re tek gjigandët e Premier Leagues .

Arritjet e deritanishme janë një sinjal për Pep Guardiolan se duhet të bëjë kujdes nga furia e londinezëve  të cilët do të mundohen të shtojnë trofetë në vitrinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy