
Jurgen Kloop është trajneri i parë nga 12 klubet që kanë pranuar të luajnë në Superligën europiane i cili është shprehur kundër kësaj nisme. Kloop ka thënë se ai dhe lojtarët nuk janë pyetur për të marrë pjesë në këtë kompeticion, ndërsa shton se e kupton mërzitjen e tifozëve.
“Unë dhe lojtarët nuk jemi pyetur për këtë gjë. Mendimi im nuk ka ndryshuar dhe unë personalisht jam kundër kësaj Lige. Unë dua që gjithmonë të jemi pjesë e Ligës së Kampionëve dhe më pëlqen fakti që për shembull Uest Hemi ka gjasa të luajë në Champions League.
Duhet ta rikujtojmë që tifozët dhe lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit dhe nuk duhet të lejojmë që kjo të ndryshojë. E kuptoj frustrimin e tifozëve në lidhje me këtë gjë dhe nuk e kuptoj vendimin e 12 klubeve, por duket se është për të fituar më shumë para,”- u shpreh trajneri i Liverpoolit para ndeshjes.



