
Champions League e këtij viti pavarësisht një formati ndryshe, sigurisht po evidenton potencialin e disa ekipeve, paksa më inferiore në letër.
Këtë herë është Feynoordi i Roterdamit, i cili vjen pas dy fitoresh rradhazi në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.
Ky sukses është natyrisht falë një ekipi kompetitiv, të formuar nga Brian Priske dhe drejtuesit e Borussia Dortmunid kanë nisur tratativat për të firmosur me Antoni Milambon.
Për 19 vjeçarin jo vetëm hollandezët por edhe disa pretendentë do të garojnë, i cili ka gjetur në tre raste rrugën e rrjetës në Champions League, fakt ky shumë domethënës.
Ylli i gjigandëve të Eredivisies ka treguar shumë profesionalizëm në mesfushë, shumë i aftë në organizimin e lojës, një ndihmë për ecurinë e deritanishme.
Për sa i perkët ‘’ Verdhezinjve ‘’, ja vlen të përsëritet se drejtuesit njihen botërisht për zhvillimin e talentëve, të cilët kanë ditur ti përfaqësojnë denjësisht në çdo sfidë të luajtur.
Historia reflektohet me emra të njohur si Jude Bellingham apo Jadon Sancho, ndër të tjerë tashmë shumë determinantë në ekipet respektive.
Nëse Antoni Milambo do të vijojë me këtë ritëm, për drejtuesit e skuadrës nga Ruhr do të jetë e vështirë të ndalojnë largimin nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’, i cili ka shënuar 6 gola në 11 sfida, me një ndër ekipet më të famshëm të Hollandës.



