
Juventusi do të jetë pa dyshim një ndër protagonistët e merkatos së verës, kryesisht në Itali.
Ashtu siç quhet ndryshe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të tentojë të rikuperojë terrenin e humbur në sezonin vijues dhe për ta arritur këtë objektiv duhet me patjetër blerja e lojtarëve cilësorë.
Luciano Spalletti e ka vënë kësaj rradhe fokusin tek sulmi dhe i zgjedhuri i tij është Gonzalo Garcia.
22 vjeçari po zhvillon sezonin e tretë me ekipin e parë të Real Madridit dhe sipas strategut të bardhezinjve mund ti vijë në ndihmë ofensivës.
Largimi i mundshëm i Dusan Vlahovic i ka vënë në lëvizje drejtuesit për të garantuar një element i cili bën diferencën.
Në La Liga disa klube e pretendojnë por interesi i ish rekordmenëve të Serisë A thuhet se do të analizohet me shumë kujdes.
Edhe Robert Lewandowski mbetet një opsion por mosha e tij dhe kostoja e kartonit e komplikon disi marrëveshjen.
Besohet se me trainerin italian në pankinë torinezët do të rikthehen tek titujt shumë shpejt por fillimisht krerët duhet të bëjnë përpjekjet maksimale për ta konsoliduar ekipin në çdo aspekt.
6 gola dhe 1 asist në 27 sfida janë statistikat e Gonzalo Garcias, element që mund ta ndryshojë funksionimin e ofensivës.



