
Tirana u shpall kampione matematikisht në fundjavën e kaluar, pasi mposhti Partizanin në derbi. Tashmë bardheblutë do e vazhdojnë kampionatin me qetësi dhe në kalendar, kanë një ndeshje si ajo me Vllazninë.
Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Ky i fundit, u shpreh se skuadra është e vështirë të motivohet për ndeshjet e radhës, për shkak të arritjes së objektivave, por shtoi se tashmë ai ka edhe dy qëllime të tjera, deri në fund të kampionatit.
Ndeshje të tilla kur vjen pas një triumfi në derbi dhe atë që kemi dëshiruar gjithmonë që të ishim kampionët e Shqipërisë, ka pak vështirësi për motivim. Kundërshtari që do të kemi përballë të imponon respekt. Është një klasike dhe do të ketë vlerësimin tonë nesër.
gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës kanë marrë minuta, disa më pak dhe disa më shumë. Ne kurrsesi nuk mund ta prishim strukturën. Nesër do të kemi ndonjë lojtar që ka pasur pak minuta në fushë dhe kjo bën mirë sepse ato lojtarë kanë uri për të luajtur dhe për të pasur atë grintën sepse dhe minutat nuk kanë qenë të plota.
Objektivi është që skuadra të mos pësojë gol më asnjë ndeshje dhe pastaj objektivi tjetër është që nga portieri deri te faza e sulmit të jemi më të impenjuar për të qenë sa më të qartë në atë që duan të bëjmë.
Shehi zbuloi edhe të ardhmen, duke thënë se dëshira e të dyja palëve është të vazhdojnë bashkëpunimin, ndërsa shtoi se në mes nuk janë paratë.
Objektivi im personal është i lidhur me skuadrën. Kur skuadra bën mirë, sigurisht që trajneri është shumë i lumtur. Ne do të vazhdojmë të bëjmë këto objektiva sepse jemi një grup i gjithë bashkë. Objektivi i skuadrës është për të dhënë më të mirën dhe për të dalë gjithmonë fitimtarë, sigurisht që ky është dhe synimi im dhe i stafit teknik.
E ardhmja? Dëshira është e të dyja palëve që ne të vazhdojmë bashkë. Kemi nisur një rrugëtim të gjithë bashkë, duke qenë pjesa kryesore e ndërtimit të skuadrës. Një gjë është e sigurt që në mes nuk janë paratë, por është projekti dhe që të jemi gjithmonë kompetitiv dhe duke perfeksionuar profesionalizmin.



