Arrihet marrëveshja me klubin e ri, Dejvi Bregu drejt largimit nga Teuta

Arrihet marrëveshja me klubin e ri, Dejvi Bregu drejt largimit nga Teuta

Aventura e Dejvi Bregut te Teuta duket se do të zgjasë vetëm një vit. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Ligën e Parë turke.

Në Turqi bëjnë me dije se lojtari ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Boluspor dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajë aty. Pjesë e Boluspor është edhe portieri i Kombëtares, Gentian Selmani.

Bregu ishte lojtari kryesor i Teutës në sezonin që lamë pas, teksa me 16 golat e shënuar i dha një ndihmë të madhe durrsakëve për fitimin e titullit kampion. Mediat turke njoftojnë se marrëveshja mes palëve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi për kalimin e futbollistit vlonjat te Boluspor.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy