
I cilësuar një pjesë kyçe e Granadës, për Yangel Herreran është shfaqur një mundësi e shkëlqyer në lidhje me të ardhmen . Venezueliani i cili prej dy sezonesh ka impresionuar tek ‘’ Rojiblancos ‘’ tashmë pretendohet nga Atletico . Kartoni i 23 vjeçarit i përket Manchester City-t dhe drejtuesit e bardhekaltërve kanë deklaruar se kërkojnë ta shesin për faktin se nuk përbën rëndësi për Pep Guardiolan . ‘’ Los Citiziens ‘’ duan ti vënë kapakun çështjes së huazimeve dhe ti japin shansin talentit të ‘’ Vinotintos ‘’ të demostrojë kualitetin që disponon .
Ky operacion thekson një vështirësi për insitucionin kryeqytetas për arsye se e kanë kaluar limitin e lojtarëve të huaj dhe mbërritja e mundshme e Yangel Herrera-s në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do te detyronte largimin e një tjetër komponenti . Mbi këtë interes finalistët e Champions Leagues kanë deklaruar se nuk mendojnë të lejojnë largimin e mesfushorit nga La Guaira për më pak se 23 milionë euro .
Drejtuesit e Atleticos me në krye Diego Simeonen i mbeten absolutisht besnikë merkatos e cila do ti krijojë lehtësira për të përballuar sezonin vijues ku duhet të mbrojnë titullin e fituar në La Liga dhe të prezantohen denjësisht në Champions League .
Me ‘’ Los Nazaries ‘’ talenti venezuelian tregoi aftësitë në 46 ndeshje në të cilat shënoi 8 gola dhe 2 asiste dhe në vijim i duhet të presë sesi do të vijojnë negociatat ndërmjet klubeve respektive për të parë se çfarë e ardhme e pret .



