Shqipëria fitoi ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve për grupin C1, përballë Bjellorusisë.
Dy golat e shënuar nga kuqezinjtë, i pari në minutën e 28 nga Rei Manaj dhe i dyti në minutën e 57 nga Elseid Hysaj, e renditën Shqipërinë të parën e grupit, duke bërë që të ngjitet në Ligën B.
Ndeshja u luajt mbrëmjen e sotme në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Hungarisë pa tifozë, për shkak të ndëshkimit të Bjellorusisë.
