F.B/ TemA TV
Aktori i humorit, Julian Deda, ka sulmuar gazetarin sportiv, Ervin Baku.
Ky sulm i Julian Dedës, vjen pasi gazetari Baku ka ironizuar në faqen e tij në facebook, pjesmarrjen e aktorit në tribunën e gazetarëve, ku cuditërisht ishte dhe Deda.
Në faqen e tij në facebook, Baku shkruan. “Në tribunën e shtypit të "Loro Boriçit" shkëlqeu me praninë e tij gazetari i sportit Julian Deda” shkruan Baku.
Pas këtij statusi ka reaguar menjëherë dhe Julian Deda i cili publikoi një biesdë mes tij dhe Bakut, ku ky i fundit i kishte kërkuar që t’i shpërndante faqen e tij.
Ndërkohë, akreditimin e tij tek tribuna e gazetarëve Julian Deda e justifikon me pjesën se ai është pjestar i medias Vizion Plus dhe Tring.
“Persa i perket pozicionit tim, po te kujtoj se une jam pjestar aktiv i nje media, qe quhet Vizion Plus dhe TRING dhe nuk u ula ne asnje vend, qe mund te ishte i dikujt tjeter, pra nuk i zura njeriu vendin” shkruan Deda.
Por, pyetja shtrohet a e ka bërë Julian Deda kornikën e ndeshjes së mbrëshme në median ku punon?



