
Tentativat për tu përmirësuar në çdo aspekt tek Barcelona vijojnë.
Drejtori sportiv Deco po jep maksimumin për ta zgjidhur këtë problem dhe kësaj rradhe është fokusuar tek Lokomotiva e Moskës.
Aleksei Batrakov është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në Europë i cili prej katër sezonesh aktivizohet me ekipin e parë.
Progresi i shpejtë sigurisht ia ka hapur derën për një të ardhme të ndritur dhe interesi i ‘’ Los Cules ‘’ e konfirmon këtë fakt.
Bëhet fjalë për një lojtar tejet teknik, deçiziv në momente të vështira dhe i sikletshëm për çdo rival.
Sipas ‘ Sport ‘, Aleksei Batrakov është i duhuri për mënyrën se si luajnë ‘’ Blaugranët ‘’, i cili di të kombinohet në mënyrë perfekte me shokët e tij.
Falë trainerit Mijail Galaktionov ka fituar më tepër lirshmëri gjatë sfidave dhe i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat.
Mirëpo kontrata e sulmuesit përfundon në 2027-tën dhe momentalisht vlera e kartonit i arrin 23 milionë eurot.
S’duhet anashkaluar as Girona dhe Monaco, drejtuesit e të cilëve po e analizojnë me kujdes ecurinë e Aleksei Batrakov, të cilin sigurisht e presin sfida edhe më të ndërlikuara në vijimësi.



