Novruzaj: Merrem me sport që 6 vjeçe, jam kampionia e parë femër në historinë e Shqipërisë së boksit (VIDEO)

Novruzaj: Merrem me sport që 6 vjeçe, jam kampionia e parë femër në historinë e Shqipërisë së boksit (VIDEO)

Pak kohë më parë Shqipëria rrëmbeu medaljen e bronzit në kampionatin europian U-23 në boks që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.

Për të folur më shumë për këtë në MCN Informacion e ftuar kampionia Esmeralda Novruzaj u shpreh se ka që në moshën 6 vjeç që merrem me sport dhe se boksi është një pasion i madh për të nga i cili nuk mund të shkëputet dot.

Ajo tha se stërvitet për më shumë se 4 orë në ditë, 6 herë në javë dhe se është kampionia e parë femër në historinë e Shqipërisë së boksit.

Sipas saj në fillim shumë persona nuk besuan tek ajo se do të fitonte medaljen, por që sot gëzon respektin e të gjithëve.

Është ndjesi e bukur të jesh kampione dhe merr goxha respekt, ajo ndjenja që ti inspiron të tjerët është një nga gjërat që ti ke vërtetë dëshirë të jesh kampione për të mos i lënë në baltë ata që besojnë tek ty.

Sportin e kam nisur që në moshën 6 vjeç me kikbox, ndërsa boksin 16 vjeçe, pra gati 17 vite që merrem me sport pa ndërprerje. Në fakt babi ka qenë ai që më ka futur në sportin e kikboks dhe duke u rritur me këtë sport ai u bë pjesë e jetës sime dhe nuk mund të shkëputem dot më prej tij.

Ka qenë e vështirë fillimisht sepse nuk ka pasur femra që të merreshin me këtë sport, e kam menduar disa herë që mund ta lë, por thjeshtë pasioni nuk më ka lejuar të shkëputem prej tij sepse e kam shumë pasion dhe stërvitem 2 herë në ditë, 6 herë në javë nga 2 orë paradite dhe pasdite, por ndryshojnë programet e stërvitjes sepse varet dhe nga ndeshjet.

Regjimi do thoja që është ai i çdo sporti, por në boks ka të bëjë shumë pjesa mentale, është pak më i vështirë se sportet e tjera sepse jo vetëm që bëjmë përgatitjen fizike si çdo sport tjetër, por kur mer goditje nis të ndjesh dobësinë në ring dhe normalisht kjo e veçon nga sportet e tjera.

Në Shqipëri në 2023 dola kampionia e vetme femër në boks, ndërsa në 2024 dola kampione pa kundërshtare fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka dhe këtë shpresoj që të rritet numri i femrave në boks.

Besoj se shumë veta nuk kanë besuar tek unë se do merrja këtë medalje, por në fillimet e mia jam pritur gjithmonë me respekt dhe komuniteti i boksit ku unë stërvitem, janë shumë të respektueshëm dhe të dashur dhe s’kanë paragjykime.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy