Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez nuk ka pasur një të shtunë jo pozitive. Pas barazimit të Real Madrid ndaj Villarreal, Perez ka pësuar një aksident, gjatë kohës kur po largohej nga stadiumi.
Makina me të cilën po udhëtonte numri 1 i madrilenëve pësoi një aksident, por për fatin e tij të mirë, raportohet se Perez nuk pësoi ndonjë dëmtim.
Mediat spanjolle, raportojnë se Perez i bëri edhe një premtim të madh tifozëve të Realit pas ndeshjes së të shtunës. Disa tifozë thuhet se gjatë kohës kur makina e Perez kishte qëndruar e pyetën për Mbappe dhe ai tha se vitin e ardhshëm ai do të jetë lojtar i Realit.



