
Talentët në La Liga po shtohen me kalimin e kohës dhe rasti i Alberto Moleiros e konfirmon një gjë të tillë.
Mesfushori është një ndër më të mirët e Las Palmas, një ekip mesatar por i sikletshëm sidomos në shtëpi.
20 vjeçari menjëherë është përfshirë në listën e një klubi me shumë famë siç është Liverpooli, të cilin do të tentojë ta transferojë me çdo kusht në ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë merkatos dimërore.
Alberto Moleiro konsiderohet nga ekspertët ndër lojtarët më premtues të kampionatit spanjoll, prezenca e të cilit i jep një avantazh të dukshëm lojës së ishullorëve.
‘’ Të Kuqtë ‘’ nën drejtimin e Arne Slot kanë mbetur të mahnitur me shpërthimin e tij dhe në krahun tjetër drejtuesit e spanjollëve koshientë për potencialin e tyre në aspektin ekonomik, kanë përcaktuar 40 milionë euro për largimin e nxënësit të Luis Carrion.
Kapaciteti për tu përshtatur në disa pozicione të ofensivës dhe aspekti teknik janë dy karakteristika që spikasin tek Alberto Moleiro, një lojtar i cili po rritet me kalimin e çdo sfide.
Megjithatë, Las Palmas sapo është ngjitur në Primera Division dhe natyrisht e konsideron një aset të çmuar sepse objektivi është mosrënia përsëri nga kategoria.
Nëse me kalimin e kohës rendimenti i tij do të vijojë me këtë ritëm, sigurisht ky fakt do të shoqërohet me rritjen e vlerës së kartonit, e cila mund ti shërbejë Las Palmasit për ti përforcuar arkat.



