
Dy sezonet tek Sporting Lisbona e kanë shëndërruar Viktor Gyokeresin në një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të kontinentit të vjetër.
Suedezi po e rikonfirmon rëndësinë tek kryeqytetasit edhe në aktualin, i cili numëron 48 gola në 47 sfida, statistikë e cila meriton vlerësim maksimal.
Një ndër pretendentët më seriozë të 26 vjeçarit vijon të jetë Arsenali, duke qenë se traineri Mikel Arteta prej shumë kohësh po kërkon një qendërsulmues.
Tek ishi i St Paulit spikasin potenca, efikasiteti në dyluftime dhe pa dyshim finalizimi.

Presidentët Stan dhe Josh Kroenke kanë përgatitur çekun prej afro 80 milionë eurosh për 26 vjeçarin, i cili ka treguar se mund të bëjë diferencën në çdo ekip.
Nxënësi i Rui Borges pritet të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës, e cila si gjithmonë premton emocione dhe të papritura.
Tashmë tifozeria e zjarrtë e 13 herë kampionëve të Premier Leagues dhe drejtuesit kanë filluar të entuziazmohen duke qenë se flitet për një lojtar tejet cilësor, i cili mund të vërë në siklet çdo rival.



