Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj është rikthyer sërish në kampionatin rus, aty nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës Nizhny Novgorod. Këta të fundit ia dolën të sigurojnë ngjitjen në elitën e futbollit rus në sezonin e fundit dhe tashmë do të jenë në Premierligë.
Kështu Balaj, pas aventurës me Sturm Graz në Austri tashmë rikthehet në kampionatin rus, aty ku deri në 2019 ishte pjesë e Akhmat Grozny. 30-vjeçari do të kërkojë të lërë gjurmë me skuadrën ruse, me shpresën se në këtë aventurë të re do të arrijë të tregojë formën e tij më të mirë.
Vlen të theksohet se në merkaton e dimrit u përfol për një rikthim të mundshëm të Balajt te Vllaznia, por një marrëveshje për këtë nuk u arrit.



