
Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka komentuar zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Orges Shehi nga Tirana.
Starova i ka dhënë një këshillë teknikut durrsak, duke thënë se Tirana nuk lihet lehtë.
Unë dua t’i them Shehit se Tirana nuk lihet lehtë. Jam i bindur që nuk do largohet. Unë them që Shehi nuk prishet me Tiranën për 1 ose 2 mijë euro, sepse kjo mund të kompensohet me premio. Tirana është pjacë e madhe. Largimi nëse vjen, do jetë vetëm për çështje ekonomike dhe jo prej largimit të lojtarëve.
Starova u shpreh se merita për fitimin e titullit kampion është e trajnerit Shehi.
Një dukuri te Tirana është se në fund të kampionatit, pamë një Ismajlgeci, fenomenal, në çdo pozicion. Kur të gjithë bëjnë punën e tyre, ato ecin mirë. Është fakt që duke u nisur nga e kaluara, ka pasur raste që ndonjëherë xhelozia dhe konkurrenca, ta bën më të vështirë. Kur i ke lojtarët me zemër të madhe si Xhixha dhe Seferi, e ke më të lehtë. Tirana ka ndryshuar mënyrën e lojës, për t’iu përshtatur kundërshtarit. Trajneri ka meritën e vetë, për arritjen e këtij suksesi. Trajneri është i pari që merr meritat për arritjen e titullit kampion te Tirana.



