Newcastle ritenton Nabil Fekir

Newcastle ritenton Nabil Fekir

Eksperienca e suksesshme tek Real Betis , e kurorëzuar me fitimin e Kupës së Mbretit e ka shëndërruar sulmuesin Nabil Fekir në një opsion shumë interesant për Newcastlen në merkato .

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 45 milionë euro për francezin , i cili ndoshta mund të bindet për të udhëtuar drejt ‘’ St James Parkut ‘’ dhe të veshë fanellën e ekipit më të pasur në botë .

Anglezët zhvilluan një fazë të dytë të sezonit të kaluar shumë pozitive dhe e përfunduan Premier Leaguen duke u klasifikuar në vendin e 11-të .

Duke filluar nga ai i ardhshmi sigurisht objektivat do të jenë ndryshe dhe fillimisht do të synohet fitimi i kampionatit dhe kualifikimi  për në Europë .

Mohamed Bin Salman me tu vënë në krye të Newcastles premtoi se në pak vite do të jetë një ekip shembull në çdo kompeticion por duhet patur parasysh se rruga do të jetë e vështirë sepse rivaliteti është shumë i ashpër.

Një avantazh për Newcastlen është se tek andaluzët asnjë lojtar nuk është konsideruar i patransferushëm dhe milionat e sheikut arab mund ta bindin 29 vjeçarin për të lënë ‘’ Heliopolis  ‘’ dhe ti bashkohet ekipit të Eddie Howes .

Pas tre viteve tek andaluzët , Nabil Fekir ka rezultuar determinant në ofensivë , me 22 gola dhe 23 asiste në  118 sfida  por një ofertë e bujshme e Bin Salman mund ta bëjë ti përgatisë valixhet drejt Anglisë. 

Në sezonin e ri do të shikohet puna e të besuarve të Eddie Howes , të cilët i kanë të gjitha shanset për të shkaktuar  risi në këtë kampionat dhe në vijimësi  ta zgjerojnë suksesin edhe në kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy