PSG vazhdon me fitore, Dortmund dhe Real startojnë me goleadë (VIDEO)

PSG vazhdon me fitore, Dortmund dhe Real startojnë me goleadë (VIDEO)

Nuk kishte pritje më të bukur për Messin dhe blerjet e reja te skuadra e PSG. Në “Parc des Princes”, 48 mijë spektatorët i uruan mirëseardhjen në një ceremoni madhështore në shkallët e stadiumit, ndërsa në fushën e lojës, Mauro Icardi i përshëndeti me gol që në fillim të takimit ndaj Strassburg.

As vërshëllimat e publikut nuk e ndalën Kilian Mbappe, që shënoi edhe gol në fitoren që të zotët e shtëpisë morën me rezultatin 4-2 dhe tashmë udhëheqin klasifikimin pas dy ndeshjeve të para me 6 pikë.

Real Madrid dhe trajneri i saj Carlo Ancelotti e nisin me fitore të thellë rrugëtimin në La Liga. Në transfertën e Alaves, pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, por në të dytën madrilenët shënuan 4 gola duke treguar tërë potencialin e tyre në fitoren 4-1. Një sukses që për futbollistin e “Los Blancos”, Nacho është vetëm fillimi.

“Jam i kënaqur për tre pikët. E nisëm me këmbë të mbarë sezonin e ri dhe shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë me paraqitje të tilla. E patëm të vështirë pjesën e parë, pasi kundërshtari luajti i tërhequr. Goli i parë na liroi dhe më pas gjithçka u bë më e thjeshtë.", tha Nacho.

Edhe në Gjermani Dortmund e nis me fitore sezonin e ri pasi triumfoi 5-2 me Eintracht Frankfurt. Reus, Hazard dhe Haaland realizuan tre gola në pjesën e parë, duke korrigjuar autogolin e Paslak, ndërkohë që Reyna dhe sërish Haaland shënuan edhe në fraksionin e dytë.

Në Angli Liverpool mori një fitore të pastër 3-0 në transfertën e Norwitch falë golave të Jota, Firminho dhe Salah. Skuadra e trajnerit Klopp bëri detyrën duke ruajtur hapin e Mnachester United dhe Chelsea që fituan në javën e parë të Premier Leagues angleze.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy