Familja londineze pengon ndërtimin e stadiumit të ri të Chelsea 1 miliardë paund (VIDEO+FOTO)

Familja londineze pengon ndërtimin e stadiumit të ri të Chelsea 1 miliardë paund (VIDEO+FOTO)

Planet e bosit të Chelsea Roman Abramovich për ndërtimin e stadiumit 1 miliardë pund, mund të prishen nga kundërshtimet e një familje që jeton pranë stadiumit.

Miliarderi rus, dëshiron që ta ndërtojë një ‘Stamford Bridge’ të ri, i cili do të ishte më i shtrenjti në Evropë.

Megjithatë, familja që anëtarët e saj jetojnë prej 50 vite në shtëpinë afër vendit të propozuar për ndërtimin e stadiumit të ri, kanë kërcënuar që do të pengojnë planet për arsye ‘të së drejtës për dritë’.

Familje ‘The Crothwaites’ ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Hammersmith dhe Fulham, duke pretenduar se stadiumi i planifikuar mund t’ia pengonte dritën që të ndriçonte shtëpinë e tyre, raporton “Daily Mail”.

Sipas “BBC”, familja bëri një ankesë në maj të vitit të kaluar kundër dhënies së lejes së ndërtimit, e cila i është dhënë një vit më parë dhe është vulosur nga kryetari i komunës së Londrës, Sadiq Khan.

Sipas tyre, stadiumi do të kishte 60 mijë ulëse. Është thënë se Chelsea ka ofruar një shifër kompensimi; një shumë me gjashtë shifra, por familja ka mbajtur qëndrimin e tyre.

Blutë, tashmë kanë paguar shumat e kompensimit pronarëve të familjeve të shtëpive për rreth, ku një shtëpi në rend të njëjtë me shtëpinë e shumëpërfolur është shitur për rreth 1,5 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy