
Olivier Giroud pritet të jetë lojtari më i ri i Milanit. Sipas raportimeve të fundit, kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje në parim me Chelsea dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.
Bisedimet e fundit mes palëve duket se kanë qenë pozitive, duke sjellë edhe një marrëveshje. Thuhet se akordi është arritur për 2 milionë euro, me anglezët që do të marrin 1 milion euro menjëherë, ndërsa pjesa tjetër varet nga arritja e objektivave.
Giroud do të provojë kështu emocionet e Serie A për herë të parë në karrierën e tij, ndërsa me Milanin do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.



