
Pakënaqësia e Mauro Icardit në ‘’ Parque de Prince ‘’ vijon të jetë tejet evidente dhe prej kohësh argjentinasi ka shprehur se kërkon ti japë lamtumirën Paris St Germain .
28 vjeçari shpreson tek aftësitë e agjenteve të tij të cilët janë vënë në dijeni nga golashënuesi i cili kërkon domosdoshmërisht ndërrimin e destinacionit pasi vuajtjet me ‘’ Les Pariziens ‘’ s’kanë të sosur . Me tridentin e magjishëm Messi- Neymar – Mbappe është shumë e vështirë që të gjesh hapësira në skemat e Mauricio Pochettinos dhe Mauro Icardi mendon se gjetja e një tjetër skuadre është shpëtimi i vetëm për karrierën .
Sipas ‘ Defensa Central ‘ dëshpërimi i golashënuesit bëhet edhe më i dukshëm me kalimin e ditëve dhe ka shprehur se ëndërra e tij është transferimi tek Real Madridi . Me Benzeman e dëmtuar dhe komponentët e tjerë të sulmit që nuk kanë arritur akoma në nivelin që shpreson Carlo Ancelotti, ishi i Interit është një opsion ideal për ofensivën e ‘’ Galaktikëve ‘’.
Lojtari nga Rosario është i gatshëm të bëjë një sakrificë në lidhje me pagën vetëm për të udhëtuar drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ sepse e ka kuptuar se me kuq e blutë po humb kohë .
Duke iu referuar dëshirës së argjentinasit , ‘’ Los Blancos ‘’ e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe i janë përgjigjur me ‘’ jo ‘’ kalimit të Mauro Icardit për arsye të rendimentit të dobët dhe polemikave të shumta në të cilat është përfshirë në vitet e fundit .
Por eksperienca e akumuluar sidomos me zikaltërit parashikohet se nuk do ta lërë në baltë sepse është një sulmues tepër cilësor dhe sigurisht e ka asin nën mëngë sepse nuk e përjashton as transferimin në Premier League në klube si Arsenal , Tottenham Hotspur apo Newcastle që mbeten preferencat e tij . Vetëm 3 gola në 16 ndeshje janë statistika që e kanë dëmtuar figurën e Mauro Icardit i cili shpreson se merkatoja e janarit do të ketë një tjetër përmbajtje.



