
Interi dhe Antonio Conte po jetojnë ditë shumë të lumtura . Fitimi i titullit të 19-të në histori ka entuziazmuar zikaltërit të cilëve do ti duhet të jenë shumë të kujdesshëm në sezonin e ri për ta ruajtur. Por situata e përgjithshme e Interit nuk është shumë e favorshme sidomos në aspektin e merkatos sepse gjëndja ekonomike vijon ti shkaktojë dyshime italianëve . Kjo gjë thekson reduktimin e pagave të lojtarëve dhe e vështirëson perspektivën e të ardhmes , pa harruar se mund të ndikojë edhe në qëndrimin e trainerit nga Lecce në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Interesi i domosdoshëm i Interit për tu fuqizuar në planin ekonomik i tregon dajlen disa komponentëve që e kanë dërguar drejt suksesit . Ditët e fundit është deklaruar se Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku mund të kenë fatin e të zgjedhurit të një tjetër destinacioni . Vlera e kartonit të tyre është 100-120 milionë eurë dhe kjo shumë do të inicionte rrugën drejt rikuperimit të kësaj problematike . Por alternativat e Interit nuk mbarojnë me kaq sepse edhe Achraf Hakimit i është treguar dalja . Marokeni ka patur një fat të madh sepse pretendohet nga Bayern Munchen . Gjermanët e njohin shumë mirë 22 vjeçarin sepse në të kaluarën e kanë patur si kundërshtar sepse aktivizohej tek Borussia Dortmundi . E vetmja pengesë është kontrata e marokenit e cila finalizon në 2025- sën por me këtë situatë të krijuar sipas ‘’ Corriere Dello Sport ‘’ mund ta mbyllë ciklin me Interin gjatë merkatos . Sipas ‘ Transfermarkt ‘ vlera e kartonit të tij është 50 milionë euro dhe mund ti përmirësojë financat Interit .



